Një person është arrestuar mëngjesin e së premtes në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Policia njofton se i arrestuari ësht 39-vjeçari me inicialet B.T.
Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij i është gjetur një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar.
“I dyshuari B.T është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në komunikatën për media.
Rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje”./Telegrafi/