Telegrafi

Arrestohet një 29 vjeçar në Bulqizë, sulmoi fizikisht vëllain e tij

Policia e shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 29 vjeçar në Bulqizë, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur sot, transmeton Telegrafi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Gjeologu”, po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.D., 29 vjeç, banues në Bulqizë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, në njoftim thuhet se ky  shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/