Site icon Telegrafi

Arrestohet një 29-vjeçar i dënuar me burg, dërgohet në burgun e Idrizovës

Foto: Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 15:15 minuta në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar ka arrestuar 29-vjeçarin Z.I. nga fshati Debresht i Gostivarit.

Ai ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “vjedhje” dhe ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtje të dënimit të mbetur prej 1 vjet e 9 muaj. Personi i arrestuar u dërgua menjëherë në burgun e Idrizovës./Telegrafi/

Exit mobile version