Dje, më datë 22.09.2023 rreth orës 12:00 në fshatin Haraçinë, Shkup, zyrtarë policorë të KK Haraçinë dhe Sektori për Çështje Kriminale në Gazi Babë, kanë arrestuar shtetasin E.B (28) nga fshati Haraçinë. Ai dyshohet se me datë 21.09.2023 ka kryer një vjedhje të rëndë në një dyqan sanduiçësh, duke marrë një shumë të madhe të hollash, ndërsa më datë 14.09.2023 ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në fshatin Haraçinë, e më pas ka vjedhur edhe një motoçikletë. Gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor ai i ka pranuar të gjitha vjedhjet e sipërpërmendura. Po ashtu, gjatë kontrollit për konfiskimin e materialeve të vjedhura, në shtëpinë e tij u gjet dhe u konfiskua një sasi marihuane në posedim të tij.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.