Site icon Telegrafi

Arrestohet një 27-vjeçar në Shkup, kërkohej me urdhërarrest qendror

Foto: Ilustrim

Sot (01.04.2023) në ora 16:20 në rrugën “Lisec” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në kuadër të SPB Shkup e kanë arrestuar S.M. (27) nga Shkupi.

Ai ishte dënuar me 20 vjet burgim për krime të kryera nga neni 186 dhe neni 236 i Kodit Penal dhe kërkohej me urdhër qendror me urdhër të burgut të Idrizovës për vuajtje e dënimit me burg prej gjashtë vjetëve.

Personi i arrestuar do të dërgohet në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin./Telegrafi/

Exit mobile version