Site icon Telegrafi

Arrestohet një 23-vjeçar nga Kërçova, kërkohej me urdhër të gjykatës

Foto: Ilustrim

Me datë 28.05.2024 në ora 02:20 në Kërçovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kërçovë kanë ndaluar A.A. (23) nga Kërçova.

Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Kërçovë për arratisje nga burgu i Idrizovës, ku vuante dënimin me burg prej dy vjet e nëntë muaj për veprat penale “grabitje” dhe “vjedhje”.

Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit./Telegrafi/

Exit mobile version