Policia e Britanisë pas një sërë hetimesh kanë arritur që gjatë ditës së sotme të arrestojnë një 18 vjeçar lidhur me sulmin e djeshëm terrorist në një metro të Londrës, përgjegjësinë për të cilën e mori sot përsipër ISIS-i.
Sulmi la të lënduar së paku 29 njerëz, kryesisht me djegje në fytyrë.
Ky arrestim është quajtuar si i rëndësishëm duke bërë të ditur se hetimi ende do të vazhdojë.
18 vjeçari do të përgjigjet për akuzat për terrorizëm. Me këtë rast policia nuk ka dhënë më shumë detaje me arsyetimin se do ta dëmtonin hetimin, përcjell Gazeta Metro.
Një bombë dore ka shpërthyer dje në në një stacion të metros në kryeqytetin britanik.
Gjatë ditës së sotme vendi është zgjuar nën masa të shtuara të sigurisë, kjo pasi niveli i rrezikut nga sulmet terroriste është vlerësuar si “kritik”.