Telegrafi

Arrestohet një 16-vjeçar, planifikoi të sulmonte dy xhami në Singapor

Një 16-vjeçar u arrestua në Singapor sepse dyshohet se kishte planifikuar një sulm në dy xhami më 15 mars, në përvjetorin e sulmit terrorist në Christchurch, Zelandë të Re.

Adoleshenti dyshohet se ishte frymëzuar nga Brenton Tarant, një vrasës nga Christchurch gjersa planifikoi t’i godiste viktimat me thikë dhe të transmetonte sulmin drejtpërdrejt.

Autoritetet nuk zbuluan identitetin e 16-vjeçarit, por u njoftua se ishte anëtar i kishës protestante, raporton bbc.

Lexo po ashtu Nëse nuk do të ndalej, terroristi i sulmit në Zelandë të Re ishte nisur për një sulm të tretë (Foto/Video)

Ministria e brendshme tha se adoleshenti ishte i motivuar nga një urrejtje e fortë ndaj Islamit dhe i hipnotizuar nga dhuna.

Sulmi në Christchurch ishte vrasja më e rëndë masive në historinë e Zelandës së Re. Atëkohë, 51 persona u vranë në dy xhami më 15 mars të 2019 gjersa krimineli, Tarant u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht. /Telegrafi/

Xhamia Assyafaah, njëra prej dy xhamive që djaloshi planifikoi të sulmonte