Telegrafi

Arrestohet nga autoritetet shqiptare 51 vjeçari nga Kosova, ishte dënuar në Hungari

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës njofton se është arrestuar një shtetas i Kosovës, pasi i njëjti është dënuar në Hungari me 4 vjet e 2 muaj burg.

51 vjeçari nga Gjakova ishte në kërkim ndërkombëtar.

Ai nga autoritetet gjyqësore hungareze ishte dënuar për veprën penale “Trafikim i qenieve njerëzore”.

Njoftimi i policisë
Më datë 09.09.2018, në SPKM Qafë Prush, u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar N.H., vjeç 51, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi autoritetet gjyqësore të Budapestit, Hungari, e kanë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i qenieve njerëzore”, parashikuar nga Kodit Penal Hungarez./Telegrafi/