Telegrafi

Arrestohet në Shqipëri pronari i një lokali nate në Prishtinë – akuzohet për trafikim të personave

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 47 vjeçar, pronar i një lokali nate në Prishtinë, pasi që i njëjti akuzohet për trafikim personash.

I njëjti pritet që të ekstradohet.

“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.

“Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit D. R.”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/