Site icon Telegrafi

Arrestohet në Luksemburg vrasësi shqiptar i pensionistëve britanikë

Shqiptari i dyshuar për vrasjen e një cifti pensionistëesh britanik, u arrestua nga policia në Luxemburg.

Daily Mail shkruan se Ali Qazimaj 42-vjecar, u gjet mbrëmjen e së enjtes në një hostel pas kërkimit ndërkombëtar që kishte nisur ndaj tij prej 2 javësh.Një punonjës i hostelit në Luksemburg identifikoi emigrantin shqiptar përmes fotografisë të tij që shoqëronte lajmet e shumta që ishin bërë për vrasjen dhe kërkimin nga policia të Qazimajt. AI ka lajmëruar autoritetet të cilat mbërritën në ambientet e hostelit duke e vënë në pranga.

Pter Stuars 75 vjec dhe gruaja e tij Silvia 69 vjec u vranë nga Qazimaj me një thikë. Trupi I të moshuarit është gjetur nga policia, ndërsa trupi i gruas ende nuk dihet se ku ndodhet. Shpresat janë që ato të jetë ende gjallë, ndërsa mediat britanike kanë raportuar se Qazimaj ishte mik I ngushtë me djalin e ciftit. Dyshohet që edhe ky I fundit, I cili ka rënë në prangat e policisë, të jetë bashkëpunëtor në krim. Gjithcka lidhet me pronësinë e apartamentit të pensionistëve, të cilin donte ta merrte djali.

Exit mobile version