Shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim është Besnik Kulla, 30 vjeç, lindur në Durrës, i njohur ndryshe me dy emra të tjerë si Elton Çela dhe Besnik Balla.
Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e Durrësit kishte dhënë për të masën e sigurisë "Arrest në burg". Kulla ka mundur t’i fshihet drejtësisë për afro një vit, deri në momentin e arrestimit. Ai akuzohet për një përplasje me armë të ndodhur në Durrës, ku është tentuar vrasja e dy të rinjve, në vitin 2009./Telegrafi/