Site icon Telegrafi

Arrestohet në Greqi shoferi i kryeministrit Edi Rama?!

Një ndër avokatët më të njohur dhe më të shtrenjtë në Greqi, ka marrë përsipër mbrojtjen ligjore të një shqiptari, i cili akuzohet për grabitje.
Shtetasi shqiptar që është proceduar penalisht në Kallamata të Greqisë, ka deklaruar se ai është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë.

Mediat greke raportuan sot se “në gjykatën e Kallamatës është gjendur dje (e hënë), avokati Aleksis Kougias (në foto), duke tërhequr vëmendjen e medias. Avokati i njohur ishte mbrojtës ligjor i një shtetasi shqiptar i cili mbahet në paraburgim për grabitje të mbetur në tentativë”, raporton Noa.al
“Lajmi nuk ishte më tentativa e grabitjes, as edhe fakti që i burgosuri kishte për avokat, mbrojtësin e njohur Aleksi Kougia, por fakti që i burgosuri ka deklaruar se është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë”, citojnë mediat greke.

Ato shtojnë se “detaje të mëtejshme do të dalin në Korrik 2016 kur edhe të nisë procesi gjyqësor.

Nga kryeministria shqiptare nuk ka për momentin një reagim mbi këtë lajm të publikuar nga mediat greke. /Telegrafi/

Exit mobile version