Myslim Sani, i lindur në qytetin e Beratit, akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër shtetas, në 07.08.2008, në qytetin e Vlorës, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase shqiptare. Gjykata e Vlorës kishte vendosur ndaj tij në 11.08.2008 masën e sigurisë “arrest në burg” për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë.
Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, Myslim Sani u arrestua në 14.05.2011, për t’u ekstraduar më pas në Shqipëri./Telegrafi/