Site icon Telegrafi

Arrestohet në flagrancë hajni në Tiranë

Një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga policia në Tiranë, pasi ata kanë goditur me mjete të forta një pronar të një pike këmbimi valutor, derisa ishte duke lëvizur me motor, duke i marrë një sasi lekësh.

Policia thotë se reagimi në kohë i tyre ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet, derisa kanë njoftuar se shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij. /kp/

Exit mobile version