int(1) Arrestohet Navalny, kundërshtari i Putinit - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Arrestohet Navalny, kundërshtari i Putinit

Kundërshtari numër një i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua sot nga policia disa minuta pasi iu bashkua mbështetësve të tij të mbledhur në Moskë kundër Vladimir Putin, njoftoi ai në Twitter.

”Do të më arrestojnë. Kjo nuk ka aspak rëndësi. Mblidhuni tek Tverskaia. Nuk jeni këtu për mua, por për veten dhe të ardhmen tuaj”, u shpreh ai në rrjetin social.

Pasi i kishte shpëtuar arrestimit në apartamentin e tij, i cili nuk ndodhej aty për momentin, opozitari ka mbërritur në rrugën ”Tverskaïa”, arteria kryesore në qendër të Moskës, ku ishin mbledhur tashmë qindra mbështetës të tij.

‘Hajdutë, ishin fjalët e tij sipas pamjeve të transmetuar drejtpërdrejtë nga stafi i tij në platformën YouTube.

Exit mobile version