Site icon Telegrafi

Arrestohet mësuesja, kreu marrëdhënie seksuale me dy nxënës të saj

Një mësuese është dërguar në paraburgim, për akuzat se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy nxënës të saj.
Lindsay Himmelspach, do të jetë në paraburgim për 120 ditë dhe më pas do të dalë para gjykatës për që të vërtetohet fajësia.

Mësuesja 33-vjeçare, ka pasur marrëdhënie me dy nxënës të saj 17 vjeç në shtator të vitit të kaluar e në Kaliforni seksi me përsona nën 18 vjeç, konsiderohet përdhunim, përcjell lajmi.net

Nëna e njërit prej djemve ka treguar se i biri i saj i kishte thënë: “Ajo është mësuesja ime, çfarë mendon se mund të bëja”?

Gjithashtu, nëna e djalit tjetër ka treguar se djali i saj kishte treguar shenja zemërimi, depresioni dhe ishte kërcënuar se do ta vriste vetën, pas marrëdhënieve me Himmelspach.

Mbrojtja e Lindsay Himmelspach ka thënë se ngjarja nuk ka mundësi të ketë ndodhur, por gjykata thotë se ka prova të mjaftueshme për rastin.

Ajo do të shpallet fajtore për dy akuza marrëdhënie të paligjshme seksuale me të mitur dhe përdhunim.

Exit mobile version