Telegrafi

Arrestohet mashtruesi, premtonte viza pune në Gjermani

Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar disa qytetar duke u premtuar viza pune ne Gjermani.

Me urdhër te gjykatës kompetente është bastisur banesa e te dyshuarit me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar: dy vula te firmës se tij te cilat dyshohet se janë te falsifikuara, printer, skaner, kartela te ndryshme bankare dhe dokumente te ndryshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tej, raportohet se me urdhër te prokurorit i dyshuari për vizat e Evropës është dërguar prapa grilave.