Policia ka arrestuar një qytetar nga Malisheva, i cili e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit të përditshëm policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:15. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Këtë rast, Policia po e trajton si “dhunë familjare”.