Është arrestuar personi i tetë në rastin tashmë të njohur si ai grupi i Azem Sylës.
Insajderi mëson se i arrestuari është Lubisha Vujoviq, bashkëpunëtor i Azem Sylës, ish-deputetit të PDK-së, të cilit dje iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lajmin për arrestimin e një të dyshuari në këtë rast e ka konfirmuar edhe Prokuroria e shtetit.
“Konfirmoj se është arrestuar një person i përfshirë në grupin e të dyshuarve në aksionin e fundit kundër korrupsionit. Nuk dihet asnjë e dhënë për personin e arrestuar por vetëm se ai është arrestuar në pikën kufitare në Jarinë”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë.