Ligjvënësja demokrate, Joyce Beatty u arrestua nga policia e Capitol Hillit të SHBA pasi mori pjesë në një protestë për të drejtat e votës që arriti kulmin në një marshim brenda atriumit të Senatit Hart Office.
Beatty, kryetarja e grupit me ngjyrë të Kongresit, mori pjesë në një tubim të vogël së bashku me 12 aktivistë jashtë ndërtesës së Gjykatës së Lartë përpara se të marshonin për në Hart, duke kënduar këngë, raporton cnn.
Pas një paralajmërimi nga policia për të pastruar zonën, Beatty ishte personi i parë i arrestuar. Anëtarët e tjerë të grupit u arrestuan gjithashtu.
Let the people vote. Fight for justice. pic.twitter.com/JnEUPl9KJW
— Rep. Joyce Beatty (@RepBeatty) July 15, 2021
“Unë qëndroj në solidaritet me personat me ngjyrë dhe aleatët në të gjithë vendin në mbrojtje të së drejtës sonë kushtetuese për të votuar”, tha Beatty.
“Ne kemi ardhur nga shumë larg dhe kemi luftuar shumë për të parë gjithçka të çmontuar dhe kufizuar sistematikisht prej atyre që dëshirojnë të na heshtin. Të jeni të sigurt se ky është vetëm fillimi. Ky është Fuqia Jonë, Mesazhi Jonë”, shtoi ajo.
Mitingu i së enjtes ishte pjesë e një ngjarje të quajtur “Speak Out: Day to Call to Action në Capitol Hill”, sipas një njoftimi nga zyra e Beatty. /Telegrafi/
JUST IN: @RepBeatty detained during voting rights demonstration on Capitol Hill https://t.co/eQ5KzcP2yT (Video: @TND) #joycebeatty pic.twitter.com/Gxwj67Dtsh
— WSYX ABC 6 (@wsyx6) July 15, 2021