Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, sot u arrestua në Moskë pasi iu bashkua turmës së protestuesëve në kryeqytetin rus.
Navalny u bëri thirrje mbështetësve të tij anembanë vendit për të vazhduar protestat, pavarësisht arrestimit të tij.
“Ndalimi i një personi humbet çdo kuptim nëse ka shumë prej nesh. Dikush si unë mund të më zëvendëson”, ka shkruar Navalny në Twitter.
Задержание одного человека теряет малейший смысл, если нас много. Кто-нибудь, придите и замените меня pic.twitter.com/TODVdF5lEm
— Alexey Navalny (@navalny) January 28, 2018
Në mbarë Rusinë sot mbahen protesta, në të cilat marrin pjesë deri në disa qindra mijëra mbështetës të opozitës.
Navalny bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për më 18 mars, në të cilat pritet që Presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin, të garojë për mandatin e tij të katërt. /Telegrafi/