Site icon Telegrafi

Arrestohet Kryetari i Komunës së Demir Hisarit

Sipas AIM, Kryetari i Komunës së Demir Hisarit, Marjançe Stojanovski është arrestuar në stacion policor për bisedë informative.

Burime nga hetimi informojnë se Stojanovski është në stacion policor në lidhje me videon që doli në publik ku ai ju kërcënohet punëtorëve të shkollave se i dëgjon bisedat e tyre telefonike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë detaje priten nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditë së nesërme./Telegrafi/

Exit mobile version