Telegrafi

Arrestohet kryetari i Ranillukut, kishte material propagandues në veturën zyrtare (Foto)

Në orët e mbrëmjes sonte është arrestuar Gradimir Mikiq, kryetar i Komunës së Ranillukut.

Ai nga policia e Kosovës ishte ndaluar për kontroll rutinë, ndërsa ishte me automjetin zyrtar duke u kther nga takimi me Marko Gjuriqn në Serbi.

Telenws.al sjell foto ekskluzive nga momenti i ndalimit të Mikiqit në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” Kosovë-Serbi.

Ai shihet para automjetit zyrtar derisa në bagazhin e automjetit kishte material propagandues për kandidatin për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku e ka konfirmuar për Telenews.al se Mikiq është ndaluar.