Telegrafi

Arrestohet Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj

Po ashtu këto burime bëjnë të ditur se bashkë me Mekajn është arrestuar edhe një femër, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

“Policia ia ka bastisur edhe shtëpinë kryetarit të Gjykatës së Apelit në Pejë”, thonë këto burime.

Mekaj thuhet se “ka negociuar për lirim lidhur me një rast të kapjes së një personi me drogë”.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë arrestimit, Mekaj u ka thënë policëve “se nuk po dini me kë po e arrestoni".