Site icon Telegrafi

Arrestohet kosovarja që gënjeu Zvicrën se është mjeke

Një grua me prejardhje nga Kosova, e cila dyshohet se i ka marrë nga xhepi mbi 200.000 franga Georg G, duke u paraqitur si mjeke e rreme. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e njohur zvicerane “20 minutes”, e cila ka raportuar se disa policë arrestuan 36-vjeçaren Ilire I.
Sipas tyre, gruaja me prejardhje kosovare u arrestua në shtëpinë e saj. Arrestimin e saj e ka konfirmuar kryeprokurori i kantonit të Schaffhausen, Andreas Zuber, duke thënë se kundër saj ishin dy ankesa.

Një nga viktimat është fqinji i saj, Georg G.*, të cilit Ilire ia ka marrë 212 mijë franga. Në mars 2019, ai e denoncoi në policinë e Schaffhausenit Ilira për mashtrim komercial dhe falsifikim dokumentesh. Policia nuk ka komentuar rastin për shkak të hetimeve.

Për Ilire I. aplikohet prezumimi i pafajësisë. Gjithçka filloi në dhjetor të vitit 2017. Georg G. dhe gruaja e tij Felicia G* kishin një marrëdhënie fqinjësore me Ilire I. “Gruaja ime dhe unë vetëm po qëndronim ulur në mëngjes, kur ajo kërkoi urgjentisht 40 mijë franga. Ajo tha se do të humbiste pacientët e saj nëse nuk do t’ia jepnim paratë”, ka thënë G.

Raportohet se çifti të nesërmen vendosi ta ndihmonte fqinjën e tyre duke i dhuruar shumën e parave që ajo e kërkoi. Ai dhe bashkëshortja e tij nuk kishin dyshuar kurrë se Ilire nuk do t’ia kthente atyre borxhin brenda një kohe të shkurtër.

“Ajo ishte mjeke, është parë shpesh me qese mjekësore, dhe ajo mund të krijojë pasuri”. Ata kanë treguar se ‘mjekja’ fitonte 30 mijë franga në muaj dhe prandaj mund t’i bënte lehtë paratë për ta kthyer borxhin deri në fund të marsit”, ka deklaruar George G.

Ilire I. ua dëshmoi atyre ‘kredibilitetin’ e saj me dokumente të rreme. Ajo pretendoi se kishte shitur një pronë të trashëguar me vlerë 2.8 milionë euro tek Herbert Stocker, drejtori i Bankës Reiffeisen, siç pretendonte ajo. Por, kontrata e blerjes doli të jetë e falsifikuar: Reiffeisen nuk e njihte Gerbert Stockerin.

Përveç kësaj, vepra e dyshimtë për blerjen e një prone në Kosovë me vlerë 250 mijë euro, por që ishte gjithashtu falsifikim. Por, përveç kontratës së blerjes së shtëpisë, ajo kishte falsifikuar edhe diplomën e universitetit.

Një dokument i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Cyrihut tregon se Ilire I* është doktorante e mjekësisë. Por Universiteti i Cyrihut konfirmon se diploma është falsifikuar. Ndërkohë, një kontratë e rreme e punës midis Ilire I dhe spitaleve në Schaffhausen e përcakton atë si mjeke. Nuk mjafton me kaq, dëshmi ka edhe për paga të rreme, sipas të cilave, Ilire është paguar 14.701.70 franga në muaj.

Në një plan të ndryshimit të spitaleve në Schaffhausen, ‘doktoresha Ilire’ ka regjistruar kohën e tyre të zhvendosjes. Të gjitha dokumentet janë të rreme, siç u konfirmua në një e-mail të një shefi të spitalit të BNJ të viktimës. Spitali nuk ka dashur ta komentojë rastin. Ndryshe, për pretendimet e bëra nga Georg G. aktualisht janë duke u hetuar nga autoritetet kriminale. /21Media /Telegrafi/

Exit mobile version