Koreografi i njohur shqiptar Albi Nako ka rënë pre e kamerës së fshehtë.
Në një video të siguruar nga “Xing”, shfaqen pamjet kur pas mbarimit të një performance në një lokal në Tiranë, disa policë të improvizuar hyjnë në lokal dhe kinse ‘arrestojnë’ Albi Nakon.
Me maska dhe armë në duar, personat në ndërhyrje kanë bërë koreografin të mendojë se kjo është diçka e vërtetë
Mirëpo duke parë policët e shoqëruar me kamerë dhe veshjet e tyre ndryshe nga uniformat e zakonshme, gjithçka ka bërë të mendohet se kjo është një tjetër shaka e Ermal Mamaqit për emisionin e tij të fundit.
Albi Nako është një ndër koreografët më të njohur në Shqipëri, dhe punon prej vitesh në televizionin Klan.
Për vite me radhë, ai ishte i martuar ma balerinën e njohur shqiptare, Klauida Pepa. /Xing/Telegrafi/