Site icon Telegrafi

Arrestohet kontrabanduesi me prapanicë të madhe

Doganierët në aeroportin “El Prat de Llobregat” në Barcelonë e kanë shtyrë mashkullin të zhvishet dhe panë se ai kishte bërë një palë pantallona me dhjetëra xhepa të vegjël të qepur në ta për të mbajtur drogën.

Pantallonat e gjelbër nga llastiku kishin mbi 160 xhepa për kutitë e kokainës.

Hulumtuesit e drogës këmbëngulnin që ta zhveshin atë pasi që vërejtën se kishte një prapanicë jashtëzakonisht të madhe dhe të çuditshme derisa po ecte nëpër aeroport.

"Ai nuk ishte një burrë i madh, por kishte një pjesë të prapme masive dhe po ecte shumë çuditshëm", ka thënë njëri nga zëdhënësit e policisë.

Exit mobile version