Policia e Manastirit arrestoi komandantin e policisë së pylltarisë për shkak të dyshimeve se ka marrë ryshfet.
SPB – Manastir deri te Prokuroria dorëzoi padi penale kundër personit L.J (46) për dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “marrje të ryshfetit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I akuzuari në cilësinë e personit zyrtar – i punësuar në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave si komandant i policisë së pylltarisë- Manastir në periudhën nga 8 tetori me qëllim që të fitojë pronë kundërligjore, në më shumë raste ka kërkuar ryshfet nga një person nga Demir Kapia, kundër të cilit nga ana e të akuzuarit në cilësinë e personit zyrtar komandant i policisë malore – Manastir është ngritur akuzë sipas nenit 69 të Ligjit për Pyll”, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski./Telegrafi/