Site icon Telegrafi

Arrestohet këshilltari për siguri i presidentit të Malit të Zi

Këshilltari për siguri i presidentit të Malit të Zi dhe ish-drejtori i Administratës së Policisë, Veselin Veljoviq, u dërgua në një makinë policie në Cetinje, raportojnë gazetarët e “Vijesti”.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq ka thënë shkurt për “Vijesti” se Veljoviq ishte arrestuar, përcjell Telegrafi.

Më herët sot, Veljoviq filloi një sulm ndaj policisë gjatë protestës kundër “fronëzimit të Mitropolitit Joanikije” të Malit të Zi.

Ndërkohë një video e atij sulmi u postua në Twitter nga Abazoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, gjithashtu njoftoi se Veljović ishte arrestuar.

“Po e informoj publikun se një aksion i shpejtë policor, të cilin e kam urdhëruar, sapo ka vënë në pranga Veselin Veljoviq”, ka njoftuar Krivokapiq në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version