Telegrafi

Arrestohet këshilltari i kryetarit të Komunës së Shuto Orizares

Sot pasdite është arrestuar S.M, këshilltar i kryetarit të Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush.

Sipas Nova TV, ai është arrestuar për shkak të korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të njëjtave burime, ai ka kërkuar mito për plotësimin e dokumenteve për legalizim të një shtëpie./Telegrafi/