Policia në Pakistan tha se ka arrestuar 20 anëtarë të një këshilli të fshatit, të cilët kanë urdhëruar përdhunimin e një vajze adoleshente si ndëshkim për një përdhunim që ka bërë vëllai i saj.
Zyrtari i policisë, Allah Baksh, tha se këshilli i fshatit ka urdhëruar përdhunimin e një vajze 16 vjeçe, pasi vëllai i saj ka përdhunuar një 12-vjeçare.
Policia tha se familjet e dy vajzave janë të afërme.
Baksh tha se këshilli i fshatit është kontaktuar këtë muaj nga një burrë, i cili i ka thënë se motra e tij 12 vjeçe është përdhunuar nga kushëriri i saj.
Këshilli pastaj ka urdhëruar ankuesin të përdhunojë motrën e të akuzuarit, gjë që, sipas policisë, e ka bërë.
Policia ka shtuar se të dy personat e dyshuar për përdhunim janë ende në arrati.
Sipas Policisë, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar përdhunimin në të dyja rastet.
Krimet e ashtuquajtura për nder janë të shpeshta në disa zona rurale të Pakistanit. /rel/Telegrafi/