Policia ka arrestuar këtë të hënë këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka.
Në të saktësohet se këngëtari u arrestua rreth orës 00.15, në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”, në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Aleksandër Gjoka, 60 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.
Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” . /Gazeta Shqip