Arrestimi i 46 vjeçarit është kryer të mërkurën rreth orës 21:30, pas hetimeve katër mujore nga hetuesit e Njësitit për krime ekonomike.
Hetimet e nisura para katër muajve, janë iniciuar pas ankesave të disa pacientëve që janë trajtuar nga personi i arrestuar.
“Kemi dëshmi se ky person ka të regjistruar Fakultetin e mjekësisë, por nuk ka dëshmi që ka diplomuar si mjek e lere si kardiokirurg. Ai ka kryer vetëm disa trajnime për kardiokirurg”, thotë për KosovaLive ky burim i sigurt brenda policisë.
Mjeku i rrejshëm, që ka luajt me shëndetin e njerëzve, dyshohet se ka vendos stenda me nevojë e pa nevojë nëpër arteriet e pacientëve vetëm për të përfituar para.
I dyshuari ka bashkëpunuar edhe me kardiolog të vendeve të jashtme, të cilët kohë pas kohe kanë kryer operacione në spitalin e tij.
Arrestimin e mjekut të rrejshëm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, i cili shtoi se i dyshuari po mbahet në masa të ndalimit policor. /Telegrafi/