Site icon Telegrafi

Arrestohet ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini

Michel Platini (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është arrestuar mbi akuzat kurdisjes së mbajtjes së Kampionatit Botëror në Katar në vitin 2022.

Legjenda franceze ishte emëruar në krye të shtëpisë së futbollit evropian në vitin 2007, duke qëndruar në këtë post deri në vitin 2015, por që ishte larguar nga ai post nën akuzat për korrupsion.

Ish-kreu i UEFA-s dhe një prej futbollistëve legjendarë të Francës raportohet se ndodhet në paraburgim në një stacion policor në Nanterres, një lagje e Parisit.

Michel Platini (Foto: Getty Images/Guliver)

Katari ishte emëruar si nikoqir për mbajtjen e Kampionatit Botëror në vitin 2022, mirëpo në akuza thuhet se francezi ishte përfshirë në ndarjen e të hollave me zyrtarë nga Federata e Futbollit të Katarit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Michel Platini

Ish-zëvendës presidenti Jack Warner, ka bërë të ditur se në një email që është zbuluar se fundi, thuhet se Katari e ka blerë organizmin e Kampionatit Botëror te Platini.

Francezi madje ishte konsideruar edhe si zëvendësues i Sepp Blatter në vitin 2016, të dy të dënuar me katër vite ndalesë nga aktivitete sportive. /Telegrafi/

Exit mobile version