Site icon Telegrafi

Arrestohet ish-presidenti iranian Ahamadinejad

Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad është arrestuar për shkak të mbështetjes së protestave antiqeveritare në vend, shkruan gazeta Al-Quds al- Arabi, duke iu referuar burimeve në Teheran.

Ahmadinejad është arrestuar me miratim të liderit suprem të Republikës Islame, Ali Hamnei gjatë vizitës në qytetin Shiraz.

Arsye për arrestim janë deklaratat e tij në protestat antiqeveritare, të cilat në Teheran konsiderohen si thirrje për “nxitje të trazirave”.

Ai ka theksuar se “njerëzit janë të pakënaqur” nga qeveria e presidentit Hassan Rouhani, duke i akuzuar për monopolizëm të pushtetit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version