Telegrafi

Arrestohet ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, u arrestua kur u kthye nga internimi.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Saakashvili pro-perëndimor drejtoi vendin e Kaukazit nga viti 2004 deri në vitin 2013, por më vonë u dënua në mungesë për akuza korrupsioni, të cilat ai i mohon.

Të premten ai postoi një video në Facebook, duke thënë se ishte kthyer në Gjeorgji përpara zgjedhjeve lokale të shtunën.

Disa orë më vonë, kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Gharibashvili, njoftoi se ish-presidenti ishte në paraburgim.

Fillimisht qeveria e mohori që 53-vjeçari kishte hyrë në vend, por më pas Gharibashvili tha se “presidenti i tretë i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili i kërkuar, është arrestuar si dhe është dërguar në burg”.

Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian treguan ish-presidentin me pranga dhe duke buzëqeshur derisa oficerët po e largonin. /Telegrafi/