Vito Schnabel arrestohet pak javë para ndarjes me Heidi Klum.
Vetëm disa javë para se Heidi Klum konfirmoi ndarjen e saj nga Vito Schnabel, ish-i dashuri i supermodeles është arrestuar për posedim të paligjshëm të substancave të kontrolluara, të cilat nuk janë për shitje.
“Është me rëndësi të mbahet mend se Vito është ende i pafajshëm deri në momentin kur gjykata të vendosë nëse është fajtor ose jo”, thuhet në kumtesë.
Heidi Klum ka konfirmuar se ajo dhe Schnabel i kanë dhënë fund lidhjes së tyre trevjeçare, transmeton KP.
“Besoj se kjo është e rëndësishme për të marrë pak kohë për të pushuar dhe për të reflektuar”, ka thënë Klum.
Klum dhe Schnabel filluan lidhjen në vitin 2014.