Telegrafi

Arrestohet iraniani i armatosur me thika – qëndronte pranë klubit të Donald Trump në Mar-a-Lago

Një shtetas iranian i armatosur me thika është arrestuar nga policia në Palm Beach, Florida.

Burri u mor në paraburgim në Urën Flagler të premten dhe gjithashtu kishte një sasi të pazbuluar të monedhës amerikane me vete, sipas WPTV, transmeton Telegrafi.

Një hetim është hapur, dhe policia lokale po bashkëpunon me autoritetet federale.

Ky rast vjen disa ditë pasi zyrtarët iranianë ofruan një çmim prej 80 milionë dollarësh për vrasjen e Presidentit Donald Trump.

Ura e Flagler është rreth gjashtë kilometra larg klubit të Trump Mar-a-Lago, por presidenti aktualisht ndodhet në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC.

Kishte gjithashtu raporte për veprimtarinë e policisë në Aeroportin Ndërkombëtar Palm Beach, ku burimet thonë se një njësia e specializuar për bomba ishte thirrur për të kontrolluar makinën e burrit iranian në parkingun e aeroportit. /Telegrafi/

Lajmi në zhvillim e sipër.