Mëngjesin e sotëm në Kumanovë është arrestuar Igor Jug, njëri nga grupi të cilët më 27 prill sulmuan deputetën në sallën e konferencave në Kuvend, njofton TV Telma.
Menjëherë pas incidentit kundër tij është hapur procedurë hetuese, por ai ishte i pakapshëm për policinë.
Pas “natës së përgjakshme” u përhapën disa informacione se Igor Jug ka pasur armë zjarri, i cili sipas agjentit serb Goran Zhivaljeviq, është dashur ta vret kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev./Telegrafi/