Mësohet se shtetasi Kore vinte nga Turqia dhe nuk ka mundur t’i shpëtonte verifikimit të sitemit TIMS.
Nga kontrollet e ushtruara ai rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Nga të dhënat e autoriteteve amerikane, Altin Kore doli i implikuar gjatë hetimeve të një grupi meksikan të drogës. Thuajse dy vite më parë, ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti, dhe ai u konsiderua si i arratisur, pasi policia amerikane nuk mundi ta arrestonte gjatë një aksioni ku u ndaluan disa shtetas meksikanë të përfshirë në trafik droge, raportoi Panorama./Telegrafi/