Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për marrjen e pengjeve në zyrën e fushatës së Senatores Clinton

I dyshuari liroi tre persona nga zyra e fushatës gjatë ditës. Ai besohet të jetë një banor i zonës që njihet të vuajë nga paqëndrueshmëri mendore.

Pas arrestimit, televizioni CNN tha se personeli i tij kishte qenë në kontakt telefonik me të dyshuarin gjatë ditës, pasi një nga pengjet në zyrën e fushatës telefonoi zyrën e këtij televizioni në Washington. CNN-i tha se i dyshuari ishte ankuar për kujdesin shëndetësor për të sëmurët mendorë. /VoA/