Telegrafi

Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Ujmirë

Hetimet lidhur me rast janë duke vazhduar ende në bashkëpunim me prokurorin e çështjes.

Ndryshe më 15 janar 2013 rreth orës, pas disa veprimeve operativo-hetimore oficerët hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i moshës 45 vjeçar, si kryerësi i vrasjes së Rexhë R.

Po më 15 janar rreth orës 03:57 Policia e Kosovës ,Stacioni Policor në Klinë, është njoftuar përmes telefonit, se në afërsi të shkollës së fshatit Ujmirë, komuna e Klinës gjendet një person i shtrirë në tokë.

Efektivet policor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar rastin se personi ishte pa shenja jete. Policia ka ftuar edhe mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e shtetasit të Kosovës Rexhë R. rreth vjeç 46,nga fshati Ujmirë, i cili dukej tw ishte i qëlluar me armë zjarri në pjesën e epërme të trupit. /Telegrafi/