Site icon Telegrafi

Arrestohet i dënuari për prodhim lëndësh narkotike

Sipas Interpol Tirana, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2008, e ka dënuar me 7 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe largim i të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyruar”.

Ervis Dunga, ishte arrestuar në vitin 2007 bashkë me shtetasit Salo Kiptiun dhe Xhemal Ymerin.

Sipas policisë, arrestimi i tyre ishte bërë pasi gjatë një kontrolli i ishte bllokuar një sasi lënde narkotike kanabis ativa, raportoi Panorama./Telegrafi/
 

Exit mobile version