Telegrafi

Arrestohet Heather Locklear, goditi një polic

Vetëm disa ditë pasi u përpoq të vetëvritej, aktorja amerikane Heather Locklear u arrestua për sulm ndaj një polici.

Aktorja amerikane sërish ka probleme me ligjin dhe këtë herë u privua nga liria për dyshimin se sulmoi një polic.

Sipas Daily Mail, aktorja 56-vjeçare ishte në gjendje të dehur kur një anëtar i familjes e ftoi policinë.

Ajo dukej shumë e dehur dhe gjatë gjithë kohës ishte fjalosur me njerëz të tjerë në shtëpi, konfirmuan familjarët për policinë.

Menjëherë pas thirrjes, policia vizitoi vendin për të përcaktuar se çfarë po ndodh në shtëpinë e aktores së famshme – dhe ajo reagoi shumë dhunshëm duke e goditur një polic.

“Në një përpjekje për t’i ndarë, Locklear goditi një polic. Ai nuk pësoi dëmtime, por për shkak të këtij sulmi aktorja u arrestua”, tha zëdhënësja e policisë për “Fox News”.

Lexo po ashtu Heather Locklear u përpoq të vriste veten, aktorja shtrohet në spital

Mediat amerikane thonë se biondina është urdhëruar të paguajë një dënim prej 20 mijë dollarëve për lirimin me kusht.

Kujtojmë se aktorja e serialit “Dinastia” dhe “Melrose Place” tashmë kishte një problem me ligjin. Ajo u arrestua në shkurt sepse e rrahu të fejuarin e saj. /Telegrafi/