Telegrafi

Arrestohet hajni, vodhi portofolin me 500 euro

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjtii ka vjedhur një shtetasi austriak, portofolin në të cilin kishte dokumentet personale dhe 500 euro para të gatshme.

Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar kartelat e bankës së viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Një vjedhje tjetër ka ndodhur në Prizren, ku një shtetase turke ka raportuar se një i pa njohur i ka vjedhur një zinxhir të arit në vlerë prej 500 euro. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.