Policia në Pakistan ka arrestuar gruan e cila u raportua se ka djegur vajzën e saj në qytetin e Lahores, për arsye se vajza ishte martuar me një djalë pa lejen e familjes së saj.
Policia ka raportuar se trupi i Zeenat Raqifit ka treguar shenja torture. Ajo është lidhur për shtrati, është vajosur dhe i është vënë zjarri, transmeton KosovaPress.
Ky është rasti i tretë i njëjtë në Pakistan i sulmeve ndaj grave që shkojnë kundër rregullave konservative.
Javën e kaluar një mësuese shkolle e quajtur Maria Sadaqat ishte djegur afër Islamabadit pasi kishte propozuar një propozim martese.
Ajo kishte vdekur si pasojë e lëndimeve.