Site icon Telegrafi

Arrestohet grabitësi i argjendarisë në Tetovë

Personi, ishte i njohur nga autoritetet e rendit, për shkak të precedentëve të mëparshëm. Policia ra në gjurmë të të dyshuarit pasi mori një lajmërim nga stacioni policor i Jegunocit, ku një qytetar e denoncoi ta kishte parë afër lumit të Vardarit. I dyshuari kishte pyetur se si të shkonte drejt kufirit me Kosovën.

“Pas denoncimit të rastit në polici nga qytetari, nëpunësit e policisë dolën në terren dhe e gjetën personin. Në kontaktin me të, i dyshuari dha identitet të rremë se gjoja ishte nga Ferizaj i Kosovës. Në bazë të konstatimeve nga gjurmët e gishtave dhe kontrolleve shtesë u vërtetua identiteti i saktë i tij”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB së.

Policia e kërkonte prej kohësh Rustemin, për vuajtjen e një dënimi 11 vjet burg për vjedhjen e kryer në Procredit Banka në qendër të Shkupit. Nga Ministria e Brendshme konfirmuan se i ndjeri Ibrahim Reçi, i njohur si “Talibani i vogël” ishte pjesë e grupit të organizuar të grabitësve që u përfshinë në shkëmbim zjarri me policinë në Jegunoc.

Të plagosur mbeti edhe 1 pjesëtar i policisë. Autoritet vazhdojnë kërkimin e personave të tjera. Sipas informatave që posedon policia, si dhe armët që gjetën, bëhet fjalë për profesionistë, dhe persona tepër të rrezikshëm. Njoftohet se 10,5 kg ar që u gjetën tek të arrestuarit, iu kthyen pronarit të argjendarisë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version