Një gjyshi i cili gabimisht u arrestua për pedofili, pasi në laptopin e tij u gjetën pornografi të fëmijëve, është dëmshpërblyer me 35 mijë funte për shkak se imazhet ishin si rezultat i viruseve të kompjuterit.
Ai është John Maughan, 65 vjeç dhe ishte duke punuar në Abu Dhabi, kur është kontaktuar nga detektivët, të cilët e urdhëruan që të kthehej në shtëpinë e tij në Britaninë e Madhe.
Zyrtarët dëshironin që ta pyesnin për rreth 609 imazheve të pornografisë së fëmijëve, që kishin zbuluar në kompjuterin e tij. Si pasojë, hetuesit morën laptopin që të bënin një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje.
Investigimi nisi në janar të vitit 2008, kur një shoqe e bashkëshortes së 65-vjeçarit, Maughan, i telefonoi policisë që t’i tregonte se kishte gjetur fotografitë teksa shikonte në laptop.
Theresa McManner ishte në kompjuter e John, pasi donte të kontrollonte pajisjen mbi pretendimet e gabuara që pretendonte Maughan.
Por çështja u rrëzua kur një ekzaminim i pavarur i llogarisë, zbuloi se ajo përmbante 251 fotografi potencialisht toksike – duke përfshirë 55 viruset trojan – të cilat nuk u kapën nga oficerët.
Më vonë Maughan padit policinë për ndjekje penale me qëllim të keq, pasi një agjent që kishte hetuar rastin ka këmbëngulur se asnjë virus nuk ndodhet në kompjuter, transmeton shekulli.
Por më pas një ekspert komjuterash ka zbuluar se në fakt ai ishte i mbushur plot me viruse. Kështu pas një betejë ligjore 8-vjeçare, 65-vjeçarit iu dha një vlerë prej 15 mijë funte për kompensim si dhe 20 mijë funte për shpenzimet ligjore.