Telegrafi

Arrestohet futbollisti shqiptar, dyshohet se kurdisi ndeshje

Një futbollist me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi italiane ka rënë në pranga të policisë së vendit fqinj.

Ai është lojtar i vjetër i skuadrës italiane Virtus, dhe është arrestuar pasi akuzohet për shitje ndeshjesh, shkruan “Libertas”.

Sipas mediave italiane mësohet se hetimi për shqiptarin Armando Aruci 28-vjeç, është zhvilluar në San Marino.

Hetimi për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit.

Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrance një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritete italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne.